Greqi, publikohet lista e viktimave të zjarrit të 24 korrikut

Autoritetet greke kanë publikuar listën re viktimave nga zjarri që goditi pjesën lindore në Athinës, më 24 korrik.

Sipas kësaj liste, viktimat e identifikuara janë 90, ndërsa dy nuk janë identifikuar ende.

Lista ka zgjuar detajet rrëqethëse të atyre ditëve. Aty përfshihen emrat e dy gjyshërve dhe dy mbesave të tyre, që u gjetën të përqafuar së bashku.

Gjithashtu, pesë emraredt e familjes së shefit të njohur Panajotis Kokkinidis, gruaja dy fëmijtë me moshë 8 dhe 5 vjeç, si dhe nëna e tij.

Viktima me moshë më të vogël është një bebe e lindur në janar 2018.

Në listë janë dhe emrat e katër shtetasve të huaj një nënë nga Polonia me djalin e saj 9 vjeçar, si dhe një belg e një irlandez.

Lista publikohet në momentin që janë duke u zhvilluar hetime intensive mbi shkaqet e tragjedisë.

Deri në fund të javës pritet të mbyllet faza e parë e hetimeve, me deponimet e dëshmitarëve kryesorë nga shërbimet shtetërore dhe lokale si shërbimi zjarrfikës, policia, bashkia e Rafinas dhe prefektura e Atikës.

Në të njëjtën kohë, hetuesit po shqyrtojnë bisedat e incizuara të zjarrfikësve dhe policisë, prej nga do të nxirren konkluzionet mbi menaxhimin e situatës.

Ka dyshime se situata u nëvleftësua fillimisht nga shërbimi zjarrfikës.

Gjithashtu do të hetohet se sa i mundshëm ishte evakuimi i qytetarëve nga zona e Matit, por edhe për ç’arsye u bllokua kalimi në rrugën kryesore, duke i devijuar gjithë mjetet aty ku zjarri kishte densitet më të madh.

Në përpjekje për të treguar se merr përgjegjësinë që i takon, qeveria shkarkoi shefin e shërbimit zjarrfikës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Ndërsa ministri i Rendit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile dhanë dorëheqjen.

SHKARKO APP