Greqi, Tsipras: Ekonomia po përmirësohethet
Qeveria greke përcjell sinjale optimizmi lidhur me ekonominë, sidomos në prag të takimit të ministrave të Financave të eurozonës. Kriza vazhdon të jetë e pranishme në jetën e grekëve, të cilët ngushëllohen vetëm me lajmet e mira që mbërrijnë nga turizmi.
Këtë vit, thonë të intervistuarit nga “Deutsche Ëelle”, do të vijnë rreth 34 milionë turistë në Greqi, e këtë e përshkruajnë si një shiringë të mirëpritur financiare. Një prej problemeve për të cilat ankohet më shumë biznesi, sidomos ai i vogël, janë tatimet e larta, ku vetëm TVSH-ja mbërrin në 24%. Frymëmarrjen biznesit atje ia sjell vetëm stina e verës.
Tregtia, sipas tyre, gjithashtu nuk shkon mirë. Nuk ka të holla në qarkullim dhe njerëzit blejnë pak, i kanë reduktuar shpenzimet. Njerëzit janë bërë më të kujdesshëm me paratë, sidomos pas kërcënimeve të fundit nga Turqia, thonë ata.
Rreth 80% e popullsisë beson se kryeministri Aleksis Tsipras është politikani më i besueshëm dhe më serioz në vend.