Greqi, zjarr në komisariatin e policisë, tetë persona në spital
Një zjarr ka shpërthyer vonë mbrëmjen e të dielës në komisariatin e policisë të ishullit grek, Samos.
Zjarri shpërtheu për shkaqe të paditura ende në qelite e izolimit, ku ndodheshin 34 persona, kryesisht emigrantë të paligjshëm.
Tre prej këtyre të fundit u dërguan në spital, pasi kishin probleme në frymëmarrje.
Me të njëjtat simptoma u dërguan në spital edhe pesë policë.
Zjarri u vu nën kontroll pas mesit të natës, si rezultat i ndërhyrjes së forcave zjarrfikese.
/Oranews