Greqia do bëhet më sociale – Plan masash prej 3.5 mld eurosh në vitin 2022

Ministri i Financave në Greqi, Euclid Tsakalotos, u shpreh së fundmi se, Greqia do ta arrijë objektivin për një suficit primar në 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto brenda vitit 2022 dhe në të njëjtën kohë do të ketë mjaftueshëm hapësira fiskale për të adoptuar masa pozitive, si p.sh ulja e kontributeve shoqërore si dhe ulja e taksave për biznesin.

Greqia, sipas Tsakalotos do të bëhet një shtet më social gjatë viteve të ardhshme pasi të gjitha masat e qeverisë do të fokusohen drejt këtij objektivi. Masat pozitive që sipas tij do të implementohen në vitin 2022 do të kapin shifrën e 3.5 miliardë eurove. Greqia vjen pas një krize mjaft të rëndë ekonomike që ka eliminuar ¼ e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Kriza u shoqërua edhe me një sërë masash shtrënguese që u ndien direkt në xhepat e qytetarëve. Tashmë që bilancet duket se janë rregulluar dhe që Greqia ka dalë nga tutela ndërkombëtare, gjërat duket se kanë mundësi të ndryshojnë për mirë në këtë drejtim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?