Greqia lëkundet nga tërmeti
Rajoni E Enjte, 23 Shtator 2021 16:03
Një tërmet me magnitudë 4.5 ka goditur Greqinë në mesditë. Epiqendra ishte 15 kilometra në juglindje të ishullit të Zakyntho.
Tërmeti ra në një thellësi prej 12 km nëntokë dhe lëkundjet u ndjenë edhe në qytetet Patra, Athinë dhe zona të tjera përreth.
Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar dhe as për dëme materiale.