Greqia “luftë” me zjarret, guvernatori: Të shpallet emergjenca
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën Halkidiki orët e para të mëngjesit, ndërsa vazhdon pa rezultat beteja me flakët edhe pasdite në Sithonia Halkidiki.
Guvernatori i Periferisë së Maqedonisë Qendrore, Apostolos Xhixhikostas ka kërkuar të shpallen në situatë emergjente qyteza e Sartit dhe zona përreth. Shkollat nuk kanë funksionuar ndërsa banorët që qëndrojnë të mbrojnë shtëpitë janë lajmëruar për evakuim të mundshëm me varka që janë gati.
Zjarri, që ka nisur ne orën 05:40 në një zonë pyjore të thellë e të virgjër është përhapur me shpejtësi nga erërat e fuqishme dhe duket e vështirë të vihet nën kontroll para se të erret.
Tani është ndërprerë dhe qarkullimi ne rrugën Vurvuru-Sikias, ndërsa tani luftojnë me flakët 80 punonjës të zjarrëfikëses; 4 aeroskafe Canadair; 2 helikopterë dhe 4 grupe civilësh. Ndërkohë, erërat e fuqishme kanë ndezur një tjetër vatër tani pasdite në Agios Athanasios, po në periferi të Selanikut. Situata këtu duket të jetë nën kontroll.