Greqia, më në fund me një zyrë të re për regjistrimin e pronave!

Greqia, i vetmi vend evropian, i cili nuk ka një regjistër të duhur për pronësisë mbi tokën, është i bindur se më në fund do të ketë një të tillë në vitin 2021, pasi po shpenzon qindra miliona euro për një projekt që filloi më shumë se 20 vjet më parë. Mungesa e një regjistri të plotë të pronësisë mbi pronën në të gjithë vendin është një pengesë e madhe për investimet, taksimin e duhur dhe zhvillimin. Të mërkurën, vendi hapi zyrën më të madhe të regjistrimit të tokës në Athinë.

Qeveria shpreson se qendra e re do të ndihmojë në përshpejtimin e procesit për të përpiluar një bazë të dhënash mbarëkombëtare, pasi banorët e Athinës do të jenë në gjendje të regjistrojnë pasuritë e tyre në Greqinë rurale pa pasur nevojë të udhëtojnë jashtë kryeqytetit. Stafi në qendrën e re dhe në zyrat më të vogla jashtë kryeqytetit synon të krijojë një bazë të dhënash elektronike që do të mbulojë të gjithë vendin deri në vitin 2021, një afat i caktuar për marrëveshjen me kreditorët e huaj të Greqisë. Përfundimi i projektit ka qenë kusht për secilën nga tre paketat e shpëtimit të Athinës, e fundit prej të cilave ka skaduar gushtin e kaluar.

Përgatitjet tani janë në pikun e tyre, ne jemi optimistë që do të përfundojë deri në vitin 2021″, tha për ‘Reuters’, kryetarja e zyrës së projektit, Aria Ioannidi.

Kur Athina aplikoi për shpëtimin e parë ndërkombëtar në 2010, Greqia dhe Shqipëria ishin të vetmet vende në Evropë që nuk kishin një regjistër të kompjuterizuar të pronësisë dhe përdorimit të tokës.

SHKARKO APP