Greqia merr përsëri para – Kreditorët i japin 1 mld euro grant, për të vazhduar reformat

Ministrat e Financave të Eurozonës ranë dakord për të disbursuar thuajse 1 miliardë euro grant për Greqinë,  pjesë kjo e programit pas shpëtimit financiar të monitorimit të reformave.

Paraja u dha me kushtin që Athina të respektojë angazhimin në reforma, veçanërisht reduktimin e barrës së madhe të borxhit të keq në bilancet e bankave greke.   Fondi do të shtojë kapacitetin fiskal të Greqisë, duke lejuar vendin që të marrë hua me norma më të favorshme të interesit.

Greqia doli nga programi i fundit i shpëtimit në muajin Gusht 2018,  pas 8 vitesh të mbështetjes financiare nga kreditorët e Eurozonës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.   Greqia ka provuar me sukses tregjet financiarë së fundmi.

Granti përbën disbursimin e parë nga paketa prej 4.8 miliardë euro që kreditorët e Eurozonës kanë premtuar për vendin deri në vitin 2022, si pjesë e programit të shpëtimit, që i kërkon Athinës të vazhdojë reformat.  Paraja vjen kryesisht nga fitimet e marra nga bankat qendrore të Eurozonës për mbajtjen e borxhit grek, që pritet të maturojë gradualisht në vitet e ardhshme.

SHKARKO APP