Greqia nuk do të dalë nga Shengeni
“Vitin e kaluar evituam me sukses daljen e Greqisë nga eurozona, dhe nëse donin të qendronte në eurozonë, natyrisht që duam të qendrojë edhe në Shengen”, kjo ishte deklarata e presidentit të Komisionit europian Juncker që u jep fund gjithë hamendësimeve.
“Ne falenderojmë Turqinë, Greqinë dhe Italinë për solidaritetin ndaj emigrantëve. E dimë që është situatë e vështirë dhe po bëjnë të pamundurën për të ndihmuar refugjatët”, shtoi ai.
Juncker ka folur edhe për daljen e mundshme të Britanisë së Madhe nga BE.
“Gjithmonë kam deklaruar se dua që Britania e Madhe të qendrojë në BE. Marrëveshja e propozuar është e njëllotë për qendrimin e BE si dhe 27 shteteve të tjera”, tha Juncker.