Greqia rrit pagën minimale dhe e çon në 751 euro

Krizë, është një fjalë që shumë shpejt do të njihet në Greqi. Qeveria do të rikthejë pagën minimale të 10 viteve më parë, përpara se paga të ulej për shkak të krizës ekonomike, duke e çuar në 751 euro.

Kjo rritje vjen si pjesë e një pakete ndihme për qytetarët që jetojnë në Greqi, e që po përballen me rritjen e çmimeve kryesisht të energjisë elektrike që u shkaktua prej luftës në Ukrainë.

Paga minimale në Greqi do të jetë 751 euro, nga 713 që ishte, duke shënuar kështu herën e dytë që Greqia rrit pagën minimale brenda vitit. Më 1 maj të këtij viti, qeveria greke rriti pagën minimale nga 650 euro në 713.

SHKARKO APP