Greqia sërish në flakë, evakuohen banorët e fshatit Davri, digjen disa shtëpi
Flakët që po përhapen me shpejtësi në fshatin Davri, në Greqi kanë përfshirë dy shtëpi, ndërsa i gjithë fshati është evakuuar referuar informacioneve zyrtare nga Departamenti i Zjarrfikësve në shtetin fqinj.
Sikurse raportojnë mediat greke zjarri shpërtheu fillimisht në rrugën Lamia Domokou, më pas pranë manastirit të Agia Anna, ndërsa një vatër e tretë shpërtheu në Domokos Mines.
Sipas dëshmive të banorëve, flakët kaluan nëpër oborret e shtëpive të pjesës veriore të fshatit dhe fatmirësisht zjarri u largua për në mal.
Aktualisht forcat tokësore dhe ajrore janë duke luftuar me flakë për të parandaluar djegien e fshatit, ndërsa forcat zjarrfikëse janë mobilizuar për vënien në kontroll të flakëve.