Greqia sfidon kishën, fare pranë hapjes së krematoriumit të parë

Greqia është fare pranë hapjes së krematoriumit të parë, pas miratimit të dekretit që hap rrugën për realizimin e një projekti të tillë në Athinë, pavarësisht kritikave të vazhdueshme nga kisha ortodokse.

Kryeministri Alexis Tsipras e përshkroi masën si “një nga reformat më të rëndësishme dhe më të nevojshme”, dhe kryebashkiaku i qytetit Giorgos Kaminis tha se ishte një “hap historik”.

“Është një zhvillim shumë i rëndësishëm  i cili mbështet detyrimin e shtetit ndaj të drejtave themelore të qytetarëve”, tha Kaminis, i cili ka nxitur legjislacionin që nga viti 2014. Ai tha se bashkia ka hasur në vështirësi të panumërta duke korrigjuar “dobësitë në kuadrin ligjor” për të arritur në këtë pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për dekada me radhë grekët që kërkojnë për djegje për të dashurit, kanë dashur të shkojnë jashtë vendit. Bullgaria fqinje është vendi më i afërt ku lejohet kjo lloj praktike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?