Greqia shet portin e Selanikut tek Gjermanët

Një ndërmarrje e investimeve Gjermane, do të blejnë 67% të Autoritetit Portual të Selanikut, me një ofertë të detyrueshme prej 231,926,000 euro.

Vlera e përgjithshme e marrëveshjes, sipas Fondit për Zhvillimin e të Aseteve në Republikën e Greqisë , arrin në 1.1 miliardë euro dhe përfshin ofertën prej 231,926,000 euro, investime të detyrueshme prej 180 milion euro brenda gjatë shtatë viteve të ardhshme dhe të ardhurat e pritshme të shtetit Grek nga koncesioni i kontratës (3.5% e qarkullimit të OLTH SA), pritet të arrijë më shumë se 170 milionë euro.

Shuma e përgjithshme gjithashtu merr parasysh dividentët e pritur që do të marrin për përqindjen e mbetur prej 7.22% dhe investimet e parashikuara deri në fund të koncesionit te vitit 2051.

Konçesioni OLTH është pjesë e privatizimeve të kërkuara si pjesë e programit të tretë të Greqisë për shpëtimin.

R.Sh

SHKARKO APP