Greqia synon hapjen e vendeve të reja të punës – Pret investimin më të madh ndër vite nga Eldorado Gold Corp

Greqia është në bisedime me Eldorado Gold Corp të Kanadasë, për të siguruar investimet nga projektet e saj të zhvillimit të minierave dhe vendeve të reja të punës, tha Ministri i Energjisë Kostis Hatzidakis të hënën.

Komania ka dy projekte zhvillimi në Greqinë veriore dhe investimi i tij i planifikuar shihet si një nga më të mëdhenjtë në vend ndër vite.

Qeveria greke ka zhbllokuar investimet e huaja për shkak të trazirave financiare por ecuria me projektet ka ngecur vazhdimisht në lidhje me vonesat e licencimit dhe shqetësimet mjedisore.

“Ne duam të ecim përpara me një kontratë e cila, nga njëra anë, do të dërgojë një mesazh miqësor ndaj biznesit, dhe nga ana tjetër, një kontratë që do të sigurojë më shumë punë, më shumë honorare dhe mbrojtje të qartë të mjedisit për rajonin në përputhje me Standardet Europiane, “tha Hatzidakis për Reuters.

Eldorado është në kërkim të një partneri strategjik për të nisur një financim prej 680 milion dollarësh në Greqi.

Kryeministri i ri Kyriakos Mitsotakis ka thënë se qeveria mund të rishikojë kontratën për të përfshirë një investim të ri nga Eldorado në një rajon tjetër Grek.

SHKARKO APP