Greqia ul taksat; Tsipras: Erdhi koha që sakrifica të shpërblehet

Pas rreth 12 vitesh politikash te rrepta kursimi, reduktime pagash e pensionesh, qeveria greke ka njoftuar një paketë me masa që do të kenë karakter të përhershëm dhe që do të lehtësojnë ekonomikisht një pjesë të madhe të popullsisë.

Erdhi ora qe sakrificat e popullit grek te shpërblehen. Erdhi ora që ata që mbështetën vendin kur ishte në vështirësi, shumica dmth, të shijojnë frytet e sakrificave te tyre. Ju njoftova një pakete masash të mirëkoordinuara, të përpunuara, të planifikuara prej kohesh, me synim të krijojmë perspektiva të qëndrueshme për ekonominë greke në vitet e ardhshme”, tha Aleksis Tsipras.

Masat qe kryeministri Tsipras deklaroi bashke me disa ministra te qeverise se tij përmbajnë – Reduktim të TVSH në ushqime nga 24% në 13%,tek energjia elektrike dhe gazi, nga 13% në 6%, reduktimin e taksave mbi pronësinë (ENFIA) në ishujt e vegjël, heqjen apo reduktimin e taksës së solidaritetit nga viti 2020, reduktimin e normës së tatimit të bizneseve dhe subvencionimin për kontributet e sigurimeve sociale për punëdhënësit dhe punonjësit e rinj, si dhe rikthimin e pensionit te 13-të për pensionistët prej këtij muaji, i quajtur ndryshe dhurata e Pashkës.

Ky zhvillim vjen të përfundojë një përpjekjen tonë totale që filluam prej vitit 2015 në mënyrë që të mbështesim pensionistet dhe pjesëtarët e skemave sociale dhe të përmirësojmë imazhin e rrënimit të sistemit te sigurimeve shoqërore që trashëguam”, u shpreh Efi Ahtsioglou, ministrja greke e Punësimit.

Ndërsa opozita i ka quajtur masat ne fjale dhurata te vogla parazgjedhore, megjithese deklaron se mund t’i aprovoje ato ne parlament, Tsipras ka shprehur besimin se masat do të vlerësohen pozitivisht nga tregjet dhe investitorët duke treguar se vendi po rimekembet.

Sipas reportazheve televizive të Greqisë, grekët janë shprehur të kënaqur me masat e para pozitive prej shume vitesh, por edhe skeptike nëse ato do të realizohen.

SHKARKO APP