Gruaja nuk po mund të pajtohet për vdekjen e Oliverit, përlotet te varri i tij
Oliver Ivanoviç u varros sot në varrezat e reja në Beograd. Kjo u bë me kërkesë të familjes pasi të njëjtit do të shpërngulen për në kryeqytetin e Serbisë për të jetuar.
Bashkëshortja e Oliver Ivanoviç, Milena Bogdan – Ivanoviq, sipas këtyre fotografive të publikuara në mediat serbe, u pa e përlotur të varri i bashkëshortit të saj, me të cilin, ka një fëmijë 6-vjeçar.
Ajo, më herët ka thënë se këmba e saj nuk do të shkel më në veri të Mitrovicës.
“Gjithçka ka përfunduar për ne në Kosovë, kurrë nuk do të më shkel këmba atje”, ka thënë Milena Ivanoviç.
Në ceremoninë e varrimit të politikanit serb në Beograd po marrin pjesë pothuajse të gjithë politikanët serbë. Aty u pa edhe ish presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, presidentja aktuale e Serbisë Ana Barbiç, Ivica Daçiç, e shumë të tjerë, shkruan Gazeta Express.
Sipas rezultateve të autopsisë, që u kryen mbrëmjen e ditës kritike, doli se Ivanoviq u vra me gjashtë plumba, mirëpo njëri nga ta, për të, ishte fatal.
Vetura nga e cila dyshohet se kryesit kanë shtënë drejt politikanit serb, u gjet po atë ditë, e djegur në Zveçan. Është arritur të identifikohet edhe pronari i veturës, i cili del se është i vdekur. /GazetaExpress/