Grubi: Çairi është me BDI-në, sepse BDI-ja është UÇK

Bashkimi Demokratik për Integrim po mban sonte tubimin qendror në Çair. Para të pranishmeve ka folur edhe kandidati për deputet i njësisë zgjedhore nr.1, Artan Grubi ka thënë se çdo shqiptar është UÇK dhe se Çairi është vatra e BDI-së.

“Ky qe shihni sot është Cairi im, Cairi i BDI-së, Cairi i të vërtetit, çlirimtarit, fitimtarit, vendimtarit, i Ali Ahmetit.

Cairi është themeli dhe qëndresa e BDI-se Cairi është vatra e BDIs-e ,Cairi është krenaria e BDI-se Cairi eshte Proekti me kombëtar i Ali Ahmetit dhe ky Cair i imi nuk duron milingona politike, ky Cair i imi nuk pranon improvizues epizodik dhe pishpirika ne shërbim te partive maqedonase dhe rrymave antishqiptare”, theksoi Grubi.

Ai më tej gjatë fjalimit të tij theksoi se Çairi i im i takon vetëm rilindasit të fundit kombëtar, Ali Ahmetit.

“Sintagma emblematike e Abdyl Frasherit pas perfundimit te Lidhjes se Prizrenit “Fara u mbuall” përshkruan me se miri veprën e Ali Ahmetit per Shkupin shqiptar, për Cairin kombëtar.

Ali Ahmeti e beri shqiptarin e Shkupit te rëndesishëm, fitimitar dhe vendimmarrës, duke ia mundësuar qe ta merr shtetin ne dore, duke mundësuar mijëra punësime dhe qindra pozita udhëheqëse, duke mundësuar gjuhen shqipe zyrtare dhe te barabarte ne Shkup, flamur e shtatore kombëtare, zona te lira ekonomike, gasifikim”, theksoi Grubi.

SHKARKO APP