Gruevski: Arbën Xhaferi ishte i mençur dhe mendjendritur

Lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski vlerëson firgurën e ish kreut të PDSH në Maqedoni, Arbën Xhaferit. Në  një intervistë per Express ai tha se Xhaferi ishte një njeri mendjendritur.

“E njihja atë personalisht dhe isha pjesë e qeverisë së ish presidentit të VMRO dhe ish kryeministrit Georgievskit kur ishim në koalicion me PDSH dhe Arbën Xhaferi ishte kryetar. E kam takuar shpesh dhe pasi  u bëra kryetar i partisë pata takim të veçantë me të. Drekuam në një restorant në Shkup dhe biseduam. Ishte periudha e hershme si kryeministër dhe aty ishte edhe Menduh Thaçi. Ishte shumë I mençur dhe mendjendritur dhe kishte fjalor shumë karakteristik me fjali shume filozofike. Jo shumë politikanë që i kam takuar kanë karakteristika të tilla.”

Arbën Xhaferi u nda nga jeta në 15 gusht të 2012.

SHKARKO APP