Gruevski do ta marr mandatin për formimin e Qeverisë

 Me rivotimet në Tearcë nuk do të ketë ndryshim të mandateve, ashtu që KSHZ pritet të zyrtarizojë rezultatet nga zgjedhjet e 11 dhjetorit. Sipas të dhënave, VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandate, LSDM 49, BDI 10, Lëvizja BESA 5, LR-PDSH 3 dhe PDSH 2 mandate deputetësh.

Me këtë sipas kushtetutës, presidenti Ivanov mandatin për formimin e Qeverisë do tia jep partisë fituese e cila është VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Nikolla Gruevski. Kjo pritet të ndodhë pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare dhe më së voni në fillim të 2017. VMRO-DPMNE për formimin e Qeverisë duhet të sigurojë 61 deputetë, ashtu që këtë mund ta bëjë me BDI e cila ka fituar 10 deputetë.

SHKARKO APP