Gruevski drejt burgut më 8 nëntor
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka marrë të premten akt-vendimin se më 8 nëntor duhet të paraqitet në burgun e Shutkës, për vuajtjen e dënimit prej 2 vitesh burg për rastin “Tanku”. Dy ditë më parë ish-kryeministri maqedonas Gruevski ishte deklaruar se do tí përdorë të gjitha mundësitë ligjore për të shtyrë vuajtjen e dënimit.
Sipas akt-udhëzimit të dorëzuar nga gjykata maqedonase, Gruevski duhet të kryejë dënimin prej 2 vitesh burg, ndërsa mbi të rëndojnë akuza e “marrjes së shpërblimit dhe ndikimit kundër-ligjor” gjatë furnizimit të Mercedesit të blinduar luksoz me vlerë 600 mijë euro.
Gruevski në afat prej tre ditëve ka të drejtë të ankimojë vuajtjen e dënimit me burg. Nëse gjykata e refuzon kërkesën e tij, ish kryeministri ka të drejtë ankese deri në Këshillin penal. Në rastin “Tanku” e akuzuar është edhe ish-Ministrja e Brëndshme e Maqedonisë Gordana Jankuloska.