Gruevski fal Zoran Zaevin, heq dorë nga dëmshpërblimi 50 mijë euro

SHKUP- Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka hequr dorë nga dëmshpërblimi i kërkuar prej 50 mijë euro nga Zoran Zaev.

Gruevski përmes avokatit të tij ka njoftuar gjykatën se heq dorë nga padia për dëmtimin e imazhit në rastin “Banka Maqedonase”.

Zaev ishte dënuar me 50 mijë euro për shpifje dhe fyerje në adresë të Gruevskit, pasi ky i fundit akuzohej për veprime kriminale gjatë shitjes së aksioneve të bankës. Rasti po gjykohej në gjykatën supreme.

SHKARKO APP