Gruevski i shpëton burgut

Gjykata e Apelit ka marr vendimin që t’i refuzojë të gjitha ankesat në rastin “Titanik”, që do të thotë se të akuzuarve nuk do ju kthehen pasaportat por nuk do të ketë as paraburgim siç kërkonte PSP-ja.

Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer janë të akuzuar në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale për shpërdorim të parave në fushatë zgjedhore dhe shkeljen e të drejtës zgjedhore.

Të premten në seancë publike në Gjykatën e Apelit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, nuk planifikojnë të arratisen e as që të pengojnë procedurën gjyqësore.

Ndërsa nga Specialja këmbëngulin në atë se duhet të ketë paraburgime për shkak të mundësisë për arratisje dhe ndikim ndaj dëshmitarëve.

Ish shefi i kabinetit të Gruevskit, Martin Protugjer nuk u paraqit në gjykatë. Për të, mbrojtja dorëzoi vërtetim nga mjeku se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.

SHKARKO APP