“Gruevski”, Ministria e Jashtme e Maqedonisë notë proteste Hungarisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë i ka dorëzuar Hungarisë notë proteste lidhur me ikjen e Gruevskit dhe kërkesës së tij për azil në Hungari.

Gjatë vizitës së sotme në Shkup midis ambasadorit të Hungarisë në Maqedoni Laslo Duks dhe sekretarit shtetëror në MPJ Viktor Dimovski, ky i fundit është shprehur optimist se Hungaria për këtë rast do të veprojë në frymën e marrëdhënieve të mira bilaterale si dhe vlerave evropiane.

Ai shpreson se pa vonesa, Hungaria do ta hedh poshtë kërkesën e Gruevskit për marrjen e statusit të azilantit./Alsat

SHKARKO APP