Gruevski në azil nuk i shpëton kamerave, filmohet duke festuar
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski është filmuar nga kamerat në një jaht në Danub. Ka qenë gazetari, Balezh Ceko ai që në llogarinë e tij në Tëitter ka hedhur disa fotografi nga ish-kryeministri Gruevski i cili ishte i pranishëm në një festë. Sipas redaksisë së portalit 444.hu, Gruevski ka qenë i pranishëm në një ngjarje lidhur me biznesin e quajtur “Biznes Ahengu, Budapest”.
Mësohet se ai është takuar me ndihmës sekretarin shtetëror të ministrisë së Punëve të Jashtme hungareze, Jshtvan Jo në një banesë në pronësi të dy shtetasve kinez, e cila më pas u deklaruar se ishte e shërbimeve të inteligjencës hungareze. Menjëherë pas ngjarjes MPJ-ja e Hungarisë është përgjigjyr se për takimin nuk është bërë asgjë e jashtëzakonshme dhe se një i punësuar i MPJ-së mund të mbajë kontakte me një ish-kryeministër me karrierë
Nga MPJ-ja e Hungarisë i janë përgjigjur portalit për takimin duke theksuar se nuk është asgjë e jashtëzakonshme që një i punësuar i MPJ-së të mbajë kontakte me një ish-kryeministër me karrierë të gjatë politike.