Gruevski nuk heq dorë nga formimi i Qeverisë me Ahmetin

VMRO – DPMNE-ja nuk heq dorë nga negociatat me BDI-në për formimin e qeverisë së re, pavarësisht se zyrtarisht thonë se nuk lëshojnë pe nga qëndrimet e tyre kundër zbatimit të gjuhës shqipe në gjithë vendin dhe zgjatjen e mandatit të Speciales.

Komiteti ekzekutiv i VMRO – DPMNE-së edhe njëherë ka riafirmuar përkrahjen për liderin Nikolla Gruevski që të vazhdojë me bisedimet më partitë politike për formimin e Qeverisë së re.

Nga ana tjetër, pas takimeve të Ahmetit me Gruevskin dhe Zaevin, BDI-ja pritet që të mbledhë kryesinë partiake për të shqyrtuar qëndrimet që në këto takime me kreun e integristëve kanë shprehur liderët maqedonase.

Kryetari Ahmeti vijon takimet konsultative me strukturat partiake të BDI-së, intelektual, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe me komunitetin ndërkombëtar – thanë nga BDI, raproton AlsatM.

BDI-ja disa herë ka përsëritur qëndrimet se pa pranimin e disa pikave të Platformës së Përbashkët, sidomos zyrtarizmin e gjuhës shqipe dhe vazhdimin e mandatit të Speciales.

Megjithatë , nga kjo parti nuk pranojë të flasin se si kanë reaguar liderët e dy partive maqedonase ndaj këtyre qëndrimeve në takimet me Ali Ahmetin.

Ndërkohë, lideri i LSDM-së Zoran Zaev vijon të këmbëngulë se Nikolla Gruevski nuk mund të formojë qeveri dhe se do të shkoj në opozitë.

Zaev paralajmëroi takime të reja mes LSDM-së dhe BDI-së gjatë ditëve në vijim ku, sipas tij, do të bisedohet për formimin e qeverisë se re.

SHKARKO APP