Gruevski për RAI: Do më vrisnin në burg

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, në një intervistë për televizionin Italian RAI ka thotë se do ta vrisnin në burg në rast se do të shkonte të vuante dënimin.

“Për momentin nuk kam shumë detaje, por edhe institucionet hetimore atje nuk janë të lira për të kryer hetimet e duhura rreth kësaj”, theksoi Gruevski. Sipas tij, në të shumtën e rasteve ka pasur fushata për likuidimin e tij.

Kujtojmë që Gruevski u arratis në Hungari, ku mori azilin politik, për t’iu shmangur dënimit me burg prej 2 viteve për rastin ‘Tanku’ që kur ishte kryeministri keqpërdori pozitën e tij lidhur me akte korruptive dhe kriminale, që u dëshmuan përmes bisedave të përgjuara.

SHKARKO APP