Gruevski për rastin “Shuplakat në Qendër” do të gjykohet në mungesë

Gjykata Themelore Shkupi 1, me kërkesë të Prokurorit Special Publik vendosi sot që i akuzuari për rastin “Shuplakat në Qendër”, Nikolla Gruevski, i cili është aktualisht në Hungari, të gjykohet në mungesë.

Avokati i ish-kryeministrit maqedonas, Dimitar Dangov, tha se kjo kërkesë e prokurorisë është e pabazë dhe kërkoi që në vend të gjykimit në mungesë për Gruevskin, të ndahet procedura.

Por kërkesa e avokatit Dangov u refuzua nga gjykata.

SHKARKO APP