Gruevski rrëfen si doli nga Shqipëria

Ish-kryeministri maqedonas në arrati, Nikolla Gruevski, ka folur për herë të parë se si mundi të shkonte deri në Hungari, ku i është ofruar azil politik.

Në një bisedë ekskluzive për mediat vendase, Gruevski  tregoi edhe se si u pajis me letërnjoftim në ambasadën hungareze në Tiranë, raporton zhurnal.mk

“Këtë nuk mund të t’jua them në këtë periudhë. Do lejoj që pushteti ta zbulojë, por arrita në Shqipëri kam lëvizur me letërnjoftim deri në kufirin me Hungarinë dhe më pas me një dokument të dorëzuar nga ambasada Hungareze në Tiranë. Pushteti nuk më ka ndihmuar, pasi ata do dëshironin më mirë të më bënin ndonjë gjë”, tha Gruevski midis të tjerave.

Ish kryeministri Nikolla Grevski në intervistën ekskluzive për televizionin Sitel ka theksuar se ka pasur plane që të shkon në burg edhe pse vendimi nuk ishte i ligjshëm, por nuk e ka bërë të njejtën sepse ka marrë informacione se në burg do ta likuidonin.

Ai tha se nuk ka qenë nën mbikqyrje policore 24 orë, por policia e ka ndjekur përmes lajmërimeve. Kur e kanë lëshar në shtëpi, pjestarët e MPB-së kanë ikur.

Kam pranuar edhe të shkoj në burg, por kam pasur informata se do më likuidonin dhe për atë ndrrova mendje“, thotë Gruevski.

Ai mes tjerash ka theksuar se një ditë do të kthehet në Maqedoni, dhe se për momentin ndodhet në Hungari përkohësisht nga përndjekja politike e pushtetit aktual në Maqedoni.

Arratia e Gruevskit nga Shqipëria bëri shumë bujë, ndërkohë që shteti i Maqedonisë e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

SHKARKO APP