Gruevski u drejtohet votuesve: Prej jush varet fati i Maqedonisë

“Këto zgjedhje janë referendumi i tretë në Maqedoni, për një Maqedoni të fortë, për një Maqedoni të përparuar për një Maqedoni sovrane.

Prej teje varet në cilën Maqedoni dëshiron të jetosh, përzgjedhja është shumë e qartë dhe e dukshme një opsion i cili krijon kriza, ndërsa tjetri i cili punon, ndihmon, kujdeset dhe krijon” theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës në Njësinë e 4 zgjedhor, Nikolla Gruevski, në tubimin e Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” në Vallandovë.

Gjate fjales se tij ai përmendi se në vitet e kaluara kanë siguruar një miliardë e pesëdhjetë e pesë milionë euro përkrahje për fermerët dhe për bujqësinë.

Si dhe theksoi, se kanë mundësuar legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje në tërë territorin e RM-së, legalizimin e vendeve të oborreve, të automjeteve bujqësore, uljen e doganave që të mund të importohen automjete të lira.

SHKARKO APP