Hahn: E ardhmja e Serbisë në Bashkimin Europian

Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn ka zhvilluar një vizitë në Beograd ku bashkë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç morën pjesë në përurimin e urës në Novi Sad. Të dy vlerësuan këtë urë si një simbolikë, pasi ajo u shkatërruar gjatë bombardimeve të NATO-s, dhe bëhet e kalueshme pas 19 vjetësh.

“Urat janë gjithmonë aty ku u nevojiten njerëzve. Unë falenderoj Evropën për mundësinë. Dua të falënderoj të gjithë ata në BE që kanë ndihmuar Serbinë në shumë mënyra të ndryshme dhe ne kemi dëshirën të vazhdojmë të ngremë ura. Nga historia e kësaj ure mund të nxjerrim shumë mësime. E keqja dhe fatkeqësitë mund të kapërcehen nga puna dhe politika e mirë. Jemi në rrugën e duhur”,- deklaroi Aleksandër Vuçiç

Edhe për komisionerin Hahn rindërtimi i urës mbart një domethënie dhe të veçantë. “Kjo është një shenjë simboli për të ardhmen europiane të Serbisë. Sot ne jemi përkrah njëri-tjetrit si partnerë në projektin e përbashkët drejt aderimit të Serbisë në Bashkimin Europian. Kjo urë është thjesht një shembull i projekteve konkrete për të treguar se si po ecën Serbia drejt be, sepse ne duam që ajo të bashkohet me familjen evropiane”,- u shpreh Johannes Hahn.

Por qe Serbia te behet pjese e Bashkimit Europian duhet te zgjidhe me pare problemin me Kosovën. Ne 7 shtator dy presidentet Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi do te takohen ne Bruksel për raundin final te bisedimeve. Kreu i shtetit te Kosovës pritet te prezantoje ne tryezën e dialogut idenë e tij për korrigjimin e kufijve qe kundërshtohet nga faktori politik ne Prishtine.

SHKARKO APP