Hahn optimist për eurointegrimin e Ballkanit
Marrëveshja për emrin është vlerësuar nga pjesmarrësit në Samitin e Londrës, si veprim që dëshmon se rajoni ka fuqi të ballafaqohet me sfidat drejt Unionit. Eurokomisioneri, Johanes Han, u shpreh optimist për përparimet dhe eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor.
“Ndonjëherë vullneti politik dhe gatishmëria janë kyçe, por tani kemi përparim. Në shkurt me presidentin Junker dhamë perspektivë europiane për rajonin me vërejtjet që vendet duhet të përmbushin e që është e patjetërsueshme që të bëhet dhe cilat aksione do të duhet të ndërmerren. Në muajt e fundit kishte përparim të madh dhe jam optimist për integrimin europian të rajonit”,- tha Hahn.
Gjithashtu u konstatua se Procesi i Berlinit ka qenë dhe mbetet mundësi e mirë për afrimin e qëndrimeve për çështjet e hapura midis fqinjëve. Si çështje urgjente u imponua edhe migrimi masiv i të rinjve.
Të rinjtë e sektorit civil u obliguan që të përgatisin strategji afatgjate se si ta mbajnë rininë në Ballkan, duke i kyçur në politikë dhe në proceset shoqërore.