Hahn pas takimit me Vuçiç: Të hiqet taksa ndaj Serbisë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Zgjerim Johannes Hahn pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar që temë diskutimi ka qenë taksa e vendosur për mallrat që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja.

Hahn ka kërkuar që taksa ndaj Serbisë të hiqet menjëherë.

“Takim i mirë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Beograd, ku diskutuam për vendimin e Kosovës për vendosjen futjen e tarifave mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila pengon CEFTA-n dhe bashkëpunimin rajonal. Ne ramë dakord për nevojë urgjente për de-përshkallëzim”, ka shkruar Hahn në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?