Hahn: Zgjidhja e çështjes së emrit do të jetë pikë kthese për Maqedoninë
Komisioneri për zgjerim Johannes Hahn në profilin e tij në Twitter porositi se BE është e inkurajuar nga raundi i fundit i negociatave mes Shkupit dhe Athinës për kontestin e emrit, transmeton Medial.
Hahn ka marrë pjesë në mëngjesin joformal të organizuar nga Bullgaria dhe Austria me ministrin Nikolla Dimitrov dhe ministrat evropian për punë të jashtme në Bruksel.
Ai ka thënë me këtë rast se takimi ka qenë i frytshëm dhe të gjithë kanë dhënë mbështetje mbi procesin negociues.
“Konsensusi është se zgjidhja për çështjen e emrit do të jetë kthesë në hapat e mëtejshme në procesin integrues për Maqedoninë”, ka shkruar Hahn.