Han nesër në Shkup, takime politike dhe me sektorin civil
Eurokomesari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han do të qëndrojë në Maqedoni nesër dhe pasnesër për takime politike si dhe me përfaqësuesit e sektorit civil.
Han, siç është konfirmuar zyrtarisht, do të ketë takime me kryeministrin dhe kreun e LSDM-së Zoran Zaev, kryetarin i parlamentit Talat Xhaferi, kreun e BDI Ali Ahmeti, VMRO-DPMNE Nikola Gruevski dhe Aleanca për shqiptarët Zijadin Sela.
Në kuadër të vizitës, Komisioneri i BE-së do të takohet gjithashtu me përfaqësuesi te sektorit joqeveritar. Komisioneri Evropian Han njoftoi për vizitë javën e kaluar në Twitter pas takimeve të tij në Bruksel me zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështjet evropiane Bujar Osmani dhe ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov.
/albeu.com/