Haradinaj fton për takim krerët e LDK-së, VV-së dhe Listës Srpska

Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për medie ka folur kryetari i saj dhe i nominuari për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, raporton KTV.

Ai ka thënë se që nga “koha e certifikimit të rezultateve e deri në ditën e mbledhjes konstituive të Parlamentit jam vetëm i nominuar për kryeministër i jo mandatar për krijimin e Qeverisë”.

Haradinaj në vazhdim ka njoftuar se gjatë ditëve që vijnë do t’i drejtohet me nga një letër kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymerit, kryetarit të LDK- së Isa Mustafa dhe Listë Serbe.

Qëllimi i letrës, sipas tij, është njoftimi se deri të hënën e ardhme të mbahet seanca konstituive e Kuvendit e pas kësaj seance të vazhdojë puna për krijimin e Qeverisë.
Haradinaj, po ashtu, ka njoftuar se për nesër ka propozuar një takim me zyrtarët e Vetëvendosjes.

Takimi, ka thënë ai, mund të mbahet në hapësirat e Kuvendit.

SHKARKO APP