Haradinaj: Me taksën i treguam vendin Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk do të lejohet, që heqja e taksës ndaj Serbisë të jetë kusht për vazhdimin e dialogut.

Në intervistë për RTV21, Haradinaj ka thënë se nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, ajo s’do të hiqet kurrë.

“Nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, kurrë s’kemi me e hek, kurrë mi këtë dhe. Nëse taksa është koka e problemit, kurrë s’kemi me heke. Nëse përmes taksës po ia tregojshim vendin Serbisë, pse me hek, ai spo don me na njoft, spo don fqinjësi, po don me na ia ble mallin, e me na qit kushte me shku në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i qeverisë së Kosovës ka thënë se nëse Mogherini nuk do të vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës, atëherë mos ta thërras dialogun.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse Mogherini nuk do, atëherë mos ta thërras dialogun”, ka thënë ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?