Haradinaj shtrëngon duart me Kryeministren e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar dje për herë të parë me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabic.

Takimi Haradinaj-Bërnabic ka ndodhur në Bruksel, para takimit të përbashkët joformal të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Para fillimit të takimit të përbashkët, i cili është quajtur si darkë pune, Haradinaj i ka përshëndetur të gjithë , përfshirë kryeministren serbe Ana Bërnabic.

Pamjet e publikuara nga BE tregojnë momentin kur shefi i ekzekutivit kosovar i ka shtrënguar duart me kryeministren serbe.

Në darkë, kanë marrë pjesë kryeministrat e Kosovës, Serbisë, Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.//Express/

SHKARKO APP