Hekuran Duka zgjidhet kryetar i Dibrës së Madhe
Doktor Hekuran Duka është kryetari i ri i Komunës së Dibrës në Maqedoninë e Veriut. Duka fitoi në zgjedhjet e parakohshme përballa kandidatit Arben Agolli.
Agolli pranoi humbjen dhe uroi kundërshtarin për fitoren. Sipas rezultateve të para, Duka ka marrë 450 vota më shumë. Me pothuajse diferencë identike Agolli humbi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në tetor të vitit 2017 kur për herë të dytë u zgjodh Ruzhdi Lata.
Ruzhdi Lata ndërroi jetë nëntorin e kaluar, nga një sëmundje e rëndë.