Heshtje parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut
Sot në Maqedoninë e Veriut është heshtje para-zgjedhore në përgatitje për zgjedhjet presidenciale që fillojnë nesër.
1 milion e 800 mijë qytetarë me të drejtë vote do të kenë mundësinë të zgjedhin mes tre kandidatëve në garë, raporton Voa.
Për shkak të shkallës së lartë të votave që duhet të sigurojnë konkurrentët në raundin e parë, nuk pritet që nesër të përcaktohet fituesi, por parashikohet që të eliminohet njëri prej kandidatëve duke kaluar në balotazhin e pesë majit.