Hetimet për tragjedinë në Greqi
Pas zjarrit tragjik të 23 korrikut në Athinë i cili u mori jetën mbi 90 personave, kanë filluar të dalin në drite shkaqet qe rriten përmasat e katastrofës
Operacioni i policisë greke në zjarrin e 23 korrikut ka qenë në qendër të kritikave. Pas zbardhjes së gjithë bisedave telefonike dhe radiove të policisë dhe zjarrfikësve është evidentuar keqmenaxhimi. Kaosi i shkaktuar ka bërë qe drejtuesit të japin urdhra njëri pas tjetrit, duke ndërprerë veprimtarinë diku ku kishte zjarr për t’u fokusuar në një vatër tjetër. I vështirë për t’u orientuar ka qenë dhe trafiku rrugor, automjetet u dyndën në një drejtim të vetëm, qarkullimi u bllokua.
Një tjetër arsye kane qenë dhe ndërtimet pa leje në zonë. Qeveria greke ka çuar për miratim urgjent në Parlament, një amendament me anë të të cilit përshpejtohen proceset për prishjen e banesave të paligjshme në zonat pyjore dhe ato bregdetare.
Autoritet greke kanë një listë me të paktën 2.500 banesa informale në zonat pyjore dhe 685 ndërtime të tjera pa leje në zonat bregdetare të Atikës. Ministrat grekë kanë deklaruar se do të paraqesin në ditët e ardhshme një plan për një ristrukturim rrënjësor të sektorit të Mbrojtjes Civile, nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit.