Hiqen kangjellat që rrethojnë qeverinë e Maqedonisë së Veriut
Kangjellat që rrethojnë godinën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut janë hequr.
Çmontimi i tyre, ka qenë një premtim i fushatës nga qeveria e majtë e Zaev, e cila mori pushtetin në vitin 2016 pas një dekade të sundimit konservator.
Gardhi mbrojtës ishte ndërtuar si pjesë e fushatës shumë kritike të konservatorëve për të riformuar qendrën e qytetit me ndërtesa, monumente dhe statuja në një stil madhështor dhe neoklasik.
Projekti i përgjithshëm u projektua për të ringjallur identitetin kombëtar dhe për të krijuar një lidhje me antikitetin klasik.
E ndërtuar gjatë trazirave të forta politike në vitin 2015, gardhi shërbeu gjithashtu për qëllimin praktik të mbajtjes së protestuesve antiqeveritar larg kompleksit të ndërtesës.
Struktura kushton 700,000 euro dhe do të magazinohet në një depo.