Hoxhaj: Kurti të ndajë mendjen çfarë do nga dialogu me Serbinë

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritika për qeverinë e Albin Kurtit. Sipas Hoxhaj, kryeministri i Kosovës duhet të shfrytëzojë vëmendjen e SHBA dhe BE për rajonin e Ballkanit dhe të mbajë një qëndrim të qartë për dialogun.

“Për mua është e rëndësishme që të merret dialogu mes dy vendeve si një çështje serioze që ta shfrytëzojmë këtë vëmendje të SHBA dhe BE. Qeveria e Kosovës aktualisht nuk ka politikë të jashtme dhe për këtë arsye nuk i ka synim njohjet e reja apo anëtarësimet në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti duhet të dalë i qartë për të ardhmen e dialogut sesa të blejë kohë me një diskurs romantik që nuk i sjell asgjë Kosovës. Në një kohë kur SHBA dhe BE kërkojnë që Kosova të përqendrohet në një marrëveshje për njohje të ndërsjellë. Është e domosdoshme që Kosova të shtrojë pyetjen se çfarë mund të arrihet në këtë kohë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?