Hoyt Brian Yee do emërohet ambasador në Maqedoni?!

Hoyt Brian Yee, zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, vitin e ardhshmë do të emërohet ambasadori i ri i SHBA-së në Maqedoni.

Lajmi bëhet i ditur nga korrespondenti i “Al Xhazira Ballkans” duke iu referuar burimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Hoyt Brian Yee do të zëvendësojë Xhes Bejlin, i cili u emërua në dhjetor të viti 2014.

Dërgimi i Hoyt Brian Yee në Maqedoni vlerësohet si konfirmim i angazhimit të shtuar të Washingtonit në Ballkan për shkak të tentimeve të Moskës për imponim të ndikimit të saj në rajon.

SHKARKO APP