Hungaria pranon kërkesën për azil të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski

Ish-kryeministrit të Maqedonisë, i cili u arratis para disa ditësh drejt Hungarisë, pasi u dënuar nga gjykata me burg, i është pranuar kërkesa për azil.

Lajmi është bëri i ditur nga vetë Gruevski me anë të një postimi në “Facebook”, ku ndër të tjera shprehet: “Sot Republika e Hungarisë, vend anëtare e BE-së dhe NATO-së, u përgjigj pozitivisht në kërkesën time për marrjen e azilit politikë, për shkak të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë. Në kërkesën time për azil kam theksuar se azilin e kërkoj për shkak të ndjekjes politike nga ana e qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja”.

SHKARKO APP