I lidhur me klanet famëkeqe kriminale? Abazoviç: Të hetohem
Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, nuk po gjen qetësi që të vijojë punën. Këtë herë është folur për të, dhe për lidhjet e supozuara me klanet famëkeqe kriminale.
Vetë Abazoviç ka mohuar çdo lidhje dhe ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Shtetit, që të hetohet shkrimi i Mportalit të Podgoricës, ku thuhet se ai ka marrë celularë të koduar nga një prej grupeve kriminale në Ballkan.
”I bëj thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit që të hetojë të gjitha akuzat e mjegullta që lidhen me emrin tim, të publikuara nga një kuazi portal në rolin e ‘Udar 2’, përgjegjës për kryerjen e fushatës më të ndyrë kundër meje në periudhën e ardhshme, të ngjashme. në atë të gushtit 2020”.