Igumenicë/ Sekuestrohen mbi 128 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, bien në pranga 3 shqiptarë
IGUMENICË– Sekuestrohen mbi 128 kg marijuanë në dy operacione të ndryshme të policisë greke në kufirin greko-shqiptar pranë Igumenicës. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Petusiou, Igumenice, u ndalua një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 41 pako me 77 kg 270 gram marijuanë. Në prangat e policisë ra shoferi shqiptar 30-vjeç.
Gjithashtu sot pas mesnate, një tjetër opracion është zhvilluar në rrugën bujqësore në Drimitsa, Igumenicë, u kapën dy shqiptarë përkatësisht 24 dhe 29-vjeç, teksa transportonin në këmbë çanta që përmbanin 48 pako me 51 kg 10 gram marijuanë.
Ndërsa në total janë sekuestruar 128 kg 280 gram marijuane, 1370 euro, 3 celulare, 1 automjet.