Imazhe të reja tronditëse, si u dhunua barbarisht Ziadin Sela në Parlamentin maqedonas
Publikohen imazhe të reja nga dhuna e përgjakshme e ushtruar nga kriminelët maqedonas në Parlament më 27 prill.
Këto foto të siguruara nga një video nga kamerat e sigurisë së Parlamentit, shihet se si rrihet dhe tërhiqet zvarrë lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.
Indeksonline shkruan se personat që dhunuar në mënyrë barbare Ziadin Selën mund të identifikohen lehtë në këto imazhe e megjithatë sot e kësaj dite ata janë të lirë, sikur nuk kanë bërë asgjë.