Incident në Deçan, vëllai i Beg Rizajt nuk e lejon Haradinajn të zbulojë shtatoren (Video)
Në qendër të e Deçanit është zbuluar shtatorja e heroit kombëtar Beg Rizaj, por kjo ceremoni është përcjellë me incident.
Zbulimin e shtatores nuk e bëri kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe pse ishte aty për këtë çështje.
Vëllai i Rizajt, Aliu, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjes së Haradinajt për zbulimin e shtatores.
Nuk janë dëgjuar fjalët se çfarë i thoshte, por reagimet e tij të ashpra janë parë teksa nuk e ka lejuar të bëjë zbulimin e shtatores.
Kryeministri ka përfillur këtë veprim të familjarit të Rizajt, i cili ka vazhduar debatin me Shefin e Qeverisë.
Zbulimi i shtatores është organizuar nga Komuna e Deçanit në Ditën e Çlirimit të këtij qyteti.
Pak orë pas ngjarjes, Kryeministri Haradinaj në një postim në fb ka thënë se mosmarrëveshja nuk kishte të bënte me të.
“Sot, në 19-vjetorin e çlirimit të Deçanit përkujtuam flijimin për liri të luftëtarëve nga e gjithë shqiptaria. Më këtë rast, disa media kanë spekuluar, se ka pasur reagime të vëllait të Beg Rizajt drejtuar ndaj meje. I siguroj qytetarët e Deçanit dhe publikun e gjerë, se mosmarrëveshja nuk kishte të bënte asgjë me mua. Ndërhyrja ime ishte në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit tonë të lirisë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
/Kosova Press/