Inçizimet erotike, zv/kryeministri i Maqedonisë: S’dorëhiqem

Zv/kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi ka folur për audio-inçizimet e fundit që u publikuan në rrjetet sociale, po ashtu edhe për dorëheqjen e tij të mundshme nga posti.

“Nuk është e vërtetë, ato janë spekulime mediatike. Unë mbetem në postin e zv/kryeministrit, ndërsa lajmet e fundit janë spekulime të cilat u kontribojnë qarqeve të caktuara”, ka deklaruar për Zhurnal, Xhaferi.

Xhaferi gjithashtu ka fol edhe për audio-inçizimet e publikuara në internet, ku thuhet se Ermira Mehmeti dhe ai shkëmbejnë biseda erotike.

“Audio-inçizimet janë të pavërteta dhe janë të inskenuara nga njerëz të cilët shantazhojnë funksionarët e BDI-së”, përmbylli Xhaferi.

SHKARKO APP