Ish-komandanti mysliman i luftës në Bosnje lirohet nga akuzat
Naser Oric, komandanti i myslimanëve të Bosnjës që ka mbrojtur Srebrenicën gjatë luftës së viteve të 1990-ta, është liruar nga akuzat për krime lufte.
Gjykata e Bosnje Hercegovinës në Sarajevë ka marrë këtë vendim më 30 nëntor. “Naser Oric dhe bashkëluftëtari i tij Sabahudin Muhic janë liruar nga akuzat për kryerje të krimeve kundër të të burgosurve gjatë periudhës së luftës”, ka thënë gjykatësi, Tihomir Lukes.
Të dy burrat janë gjykuar për vrasjen e tre serbëve të burgosur në zonën e Srebrenicës në fillim të luftës në periudhën 1992-95, e cila ka nxitur konfliktin mes tri komuniteteve që jetojnë në këtë shtet, serbëve, myslimanëve dhe kroatëve.
Në tetor të vitit 2017, një gjykatë në Bosnjë ka liruar Oric dhe Muhic nga akuzat për vrasjen e tre serbëve të burgosur gjatë luftës në Bosnjë, në të cilin janë vrarë më shumë se 100,000 persona.
Oric konsiderohet hero për shumë myslimanë boshnjakë për rolin e tij në mbrojtjen e Srebrenicës, zonë në të cilën më 1995 trupat e serbëve të Bosnjës kanë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë, në të atë që është konsideruar si mizoria më e keqe në Evropë nga Lufta e Dytë Botërore.
Në një rast të ndarë më 2006, Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi, ka dënuar Oric, duke thënë se ai ka dështuar që të parandalojë burrat që kanë qenë nën komandën e tij për të mos vrarë të burgosurit serbë të Bosnjës më 1992-93.
Megjithatë ai është liruar menjëherë pasi ai veçse kishte kaluar kohën për të cilën është dënuar në paraburgim.
Më 2008, Dhoma e Apelit të Gjykatës e ka përmbysur vendimin, duke thënë se prokurorët nuk kanë vërtetuar se Oric ka kontrolluar burrat që kanë qenë nën komandën e tij, shkruan rel.
Mirëpo i pakënaqur me këtë vendim, Beogradi ka nisur një fletarrest ndërkombëtar kundër tij më 2014, që ka rezultuar me arrestimin e Oriqit në Zvicër më 2015.
Beogradi ka kërkuar që Oric të dërgohet në Serbi për t’u gjykuar, mirëpo autoritetet zvicerane e kanë ekstraduar atë në Bosnjë, duke përmendur faktin se Oriq është qytetar boshnjak.
Oriq dhe Muhiq janë liruar nga akuzat më 2017 kur një gjyqtar ka marrë vendim që dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur nuk kanë qenë kredibile dhe kanë qenë kundërthënëse.